Interneti i Sigurt dhe Cyber Security
Një hapësirë informuese për nxënës, prindër dhe komunitetin mbi përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të internetit.
Ky website është pjesë e një projekti edukativ të realizuar nga nxënës të Gjimnazit ‘Rrahman Çota’, Hotolisht – Librazhd. Projekti është zhvilluar në kuadër të nismës ‘Festivali i Shkencës’, organizuar nga Ministria e Arsimit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë në internet, rreziqet digjitale dhe mbrojtjen e privatësisë online.
Artikuj & Informacion Edukativ
Ky seksion përmban artikuj informues dhe edukativë mbi sigurinë në internet, cyber security, rrjetet sociale dhe mbrojtjen e të dhënave personale, të përshtatura për nxënës dhe komunitetin.
-

Interneti i Sigurt – Pse është i rëndësishëm për të rinjtë?
Interneti është bërë një pjesë thelbësore e jetës së të rinjve. Nxënësit sot mësojnë, komunikojnë, argëtohen dhe krijojnë identitetin e tyre edhe në hapësirën digjitale. Megjithatë, kjo hapësirë nuk është gjithmonë e…
-

Çfarë është Cyber Security në gjuhë të thjeshtë?
Cyber Security është mbrojtja e sistemeve digjitale, pajisjeve dhe të dhënave personale nga sulmet online. Kjo përfshin mbrojtjen nga viruset, mashtrimet, vjedhjet e identitetit dhe akseset e paautorizuara. Sipas ENISA (Agjencia Europiane…
-

Gabimet më të shpeshta që bëjnë nxënësit online
Shumë nxënës përdorin password të thjeshtë si emri, data e lindjes ose të njëjtin password për të gjitha llogaritë. Të tjerë klikojnë pa u menduar në link-e të dyshimta ose ndajnë informacione…
Mëso si të qëndrosh i sigurt në internet
Ky website synon të informojë dhe ndërgjegjësojë nxënësit dhe komunitetin mbi rreziqet digjitale, përdorimin e sigurt të rrjeteve sociale dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Rreziqet Digjitale
Informohu mbi rreziqet më të shpeshta në internet si mashtrimet online, phishing, cyberbullying dhe mënyrat se si mund t’i shmangësh ato.
Rrjetet Sociale
Mëso si të përdorësh rrjetet sociale në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme, duke mbrojtur privatësinë dhe identitetin tënd digjital.
Password & Privatësia
Zbulo rëndësinë e password-eve të forta, mbrojtjen e të dhënave personale dhe këshilla praktike për siguri më të lartë online.
Pse është i rëndësishëm interneti i sigurt për të rinjtë?

Interneti është pjesë e përditshmërisë sonë, por jo gjithmonë është i sigurt.
Ky projekt synon të informojë dhe ndërgjegjësojë nxënësit mbi rreziqet digjitale, privatësinë online dhe përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë.
Nëpërmjet artikujve, këshillave praktike dhe materialeve edukative, ne duam të ndihmojmë të rinjtë të jenë më të mbrojtur, më të informuar dhe më të vetëdijshëm në botën digjitale.
Si të përdorni sinjalin e dorës për të kërkuar ndihmë:
Ky sinjal është një mënyrë diskrete dhe universale për të kërkuar ndihmë në situata të rrezikshme apo emergjente, pa tërhequr shumë vëmendje.
- Hapi i parë: Mbaj dorën lart me pëllëmbën të kthyer nga personi që do të të shohë (drejt kamerës, nëse është përmes një videoje).Trego gishtin e madh të dorës.
- Hapi i dytë: Blloko gishtin e madh duke mbyllur katër gishtat e tjerë mbi të, duke formuar një grusht.
Ky sinjal është krijuar për të qenë i thjeshtë dhe i lehtë për t’u kuptuar. Nëse dikush e sheh këtë sinjal, është një shenjë që personi ka nevojë për ndihmë dhe mund të jetë në rrezik.
Për të gjithë: Nëse e shihni këtë sinjal, ofroni ndihmë në mënyrë diskrete dhe kontaktoni autoritetet nëse është e nevojshme. (Burimi: ISigurt .al)
